Dëgjesë Publike mbi Fazën e Analizës Territoriale të hartimit të PPV-së, Bashkia Vau Dejës

E premte, 10 March 2017

Në ambientet e njësisë Bushat, në Bashkinë Vau Dejës, më datë 10.03.2017, ora 11:00 u mbajt dëgjesa publike mbi “Analizën e thelluar dhe Vlerësimin e Territorit” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për bashkinë Vau Dejës.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Vau Dejës, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Vau Dejës dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Pikat kryesore që u diskutuan në takim kishin të bënin me:

  • Prezantimin e grupit të punës së studios konsulente për hartimin e PPV-së së kësaj bashkie;
  • Shpërndarjen e pyetësorëve te pjesëmarrësit mbi investimet e nevojshme për prioritetet e zonës si edhe ndërhyrjet e nevojshme në infrastrukturë;
  • U prezantuan parashikimet e Planit Kombëtar si edhe të Planit Sektorial të Alpeve dhe atij të Bregdetit, për territorin e bashkisë Vau Dejës.

Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Nenshatin si një zonë e rëndësishme që duhet parë me prioritet nga plani për zhvillimin e turizmit në zonë;
  • Problematikat e procesit të legalizimeve;
  • Problematikat me procesin e rregjistrimit të pronave publike;
  • Problematikat e ardhura nga zgjerimi i kufijve të territorit të bashkisë;
  • Kërkesën për rilevim të zonës, e ardhur si pasojë e mospërputhjeve të hartave të zonave kadastrale.

Gjatë takimit u kërkua një nxitje dhe pjesmarrje sa më e gjerë e publikut dhe grupeve të interesit si faktorë të fortë për ecurinë e hartimit të këtij plani.