Dëgjesë publike mbi fazën e tretë të hartimit të PPV-së, bashkia Himarë

E premte, 16 December 2016

Në ambjentet e bar “Ujëvara” në Borsh, më datë 09.12.2016 u realizua dëgjesa publike e radhës mbi Planin e Zhvillimit Territorial, Rregulloren e Planit dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për bashkinë Himarë.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga: AKPT, bashkia Himarë, studio konsulente dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe profesionistë të ndryshëm. Pjesëmarrja ishte e lartë me rreth 55 persona.

 

 

 

 

 

 

Prezantimi i studios u ndal në këto pika kryesore:

  • U prezantua Vizioni Strategjik;
  • U prezantuan 5 sistemet Territoriale, ndarja e tyre sipas kategorive dhe nënkategorive bazë të përdorimit të tokës si dhe ndarja e territorit të bashkisë Himarë në zona dhe njësi;
  • U prezantuan propozimet mbi projektet pilot;
  • U prezantua Plani i Zhvillimit dhe Rregullorja;
  • U krye një prezantim i shkurtër i VSM-së

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Propozimet në lidhje me infrastrukturën;
  • Parashikimet për mbrojtjen e kanaleve dhe lumenjve;
  • Parashikimet në lidhje me qëndrën dhe shëtitoren e Borshit;
  • Pyetje nëse janë parashikuar industri, porte dhe gurore.

Takimi u mbyll duke u falenderuar studioja për prezantimin si edhe publiku për pjesëmarrjen dhe duke u sqaruar se dokumenti draft i Planit të Zhvillimit, Rregullorja dhe VSM-ja do të botohen dhe mund të jenë të aksesueshme në faqen zyrtare të bashkisë Himarë.