Dëgjesë publike mbi fazën e tretë të hartimit të PPV-së, bashkia Konispol

E enjte, 8 December 2016

Në ambjentet e bashkisë Konispol, më datë 08.12.2016 u realizua dëgjesa publike e radhës mbi Planin e Zhvillimit Territorial, Rregulloren e Planit dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për bashkinë Konispol.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga: AKPT, bashkia Konispol, studio konsulente dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe profesionistë të ndryshëm.

Prezantimi i studios u ndal në këto pika kryesore:

  • U prezantua Vizioni Strategjik;
  • U prezantuan 5 sistemet Territoriale, ndarja e tyre sipas kategorive dhe nënkategorive bazë të përdorimit të tokës si dhe ndarja e territorit të bashkisë Konispol në zona dhe njësi;
  • U prezantuan propozimet mbi projektet pilot;
  • U prezantua Plani i Zhvillimit dhe Rregullorja;
  • U krye një prezantim i shkurtër i VSM-së.

 

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Mundësinë e aksesit dhe daljes në det për bashkinë Konispol;
  • Xara, zgjerimi nuk mund të jetë në kodër por të zhvillohet drejt kullotës;
  • Në krah të zonës ekonomike, në zgjerimin e parashikuar në zonën e Mursisë, ka edhe banim ekzistues që duhet të konsiderohet.

Takimi u mbyll duke u falenderuar studioja për prezantimin si edhe publiku për pjesëmarrjen.