Dëgjesë publike mbi fazën e tretë të hartimit të PPV-së, bashkia Sarandë

E enjte, 8 December 2016

Në ambjentet e sallës së Këshillit të bashkisë Sarandë, më datë 08.12.2016 u realizua dëgjesa publike e radhës mbi Planin e Zhvillimit Territorial, Rregulloren e Planit dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për bashkinë Sarandë.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga: AKPT, bashkia Sarandë, studio konsulente dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe profesionistë të ndryshëm.

Prezantimi i studios u ndal në këto pika kryesore:

  • U prezantua Vizioni Strategjik;
  • U prezantuan 5 sistemet Territoriale, ndarja e tyre sipas kategorive dhe nënkategorive bazë të përdorimit të tokës si dhe ndarja e territorit të bashkisë Konispol në zona dhe njësi;
  • U prezantuan propozimet mbi projektet pilot si:
  1. Rishikimi i mundësisë për zhvendosjen e varrezave, pasi nuk mund të zgjerohen;
  2. Mundësitë e projektit për aeroportin e Sarandës.
  • U prezantua Plani i Zhvillimit dhe Rregullorja;
  • U krye një prezantim i shkurtër i VSM-së

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Propozimet në Plan mbi hyrjet në qytet, pikat e stacioneve;
  • Mungesa e projektit të Shëtitores së propozuar gjatë Stategjisë, i cili u hodh poshtë për arsye impakti mjedisor;
  • Risitë e Planit dhe përfitimet që do i sjelli qytetarëve.

 

Takimi u mbyll duke u falenderuar studioja për prezantimin si edhe publiku për pjesëmarrjen.