Dëgjesë Publike mbi Planin e Zhvillimit të PPV-së, Bashkia Gramsh

E mërkurë, 13 December 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e katërt publike të organizuar nga bashkia Gramsh, më datë 12.12.2017, mbi Planin e Zhvillimit dhe Rregulloren Lokale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm në sallë ishin rreth 60 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur plani i zhvillimit të bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

 

 

 

 

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  • 5 Sistemet duke theksuar lidhjet rajonale dhe konsolidimin e tokës bujqësore.
  • Vizioni i Thelluar i Territorit;
  • Plani i Përgjithshëm Vendor duke shpjeguar shkurtimisht zhvillimin e qendrës së qytetit të Gramshit dhe projektet e propozuara në bashkinë Gramsh.
  • Kriteret në përcaktimin e kufijve dhe treguesve të zhvillimit në njësitë strukturore:
  1. Kufiri i pronësisë.
  2. Relievi.
  3. Trupat ujore.
  4. Parametrat e zhvillimit
  5. Tipologjia e ndërtimeve.
  6. Rrjeti rrugor.
  • Shembuj të transformimit të territorit;
  • Infrastruktura rrugore e propozuar.
  • Intensitet dhe Koeficient të ndërtimit të propozuar. Shembull i qendrës së qytetit Gramsh dhe disa nga qendrat e njësive administrative.

 

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  •  Propozimet e parashikuara në PPV lidhur me zonat ku aktualisht banojnë njerëz por nuk janë pronarë të tokës së tyre;
  • Rritja e parametrave të treguesve të zhvillimit.  Sipas pjesëmarrësve Int. 2 dhe Ksht 50% janë parametra të ulëta për një qytet si Gramshi ku ka mangësi në trualle të lira për ndërtim;
  • Detajimi i kritereve mbi përcaktimin e kufijve dhe parametrave të zhvillimit në zonat dhe njësitë strukturore;
  • Marrja në konsideratë e bonitetit, kur propozohet sipërfaqe për ndërtim;
  • Mundësitë e rritjes së popullsisë paralelisht me investimet e propozuara në PPV, për të ndaluar migrimin e popullsisë.

 Stafi prezantues sqaroi se materiali i draft PPV-së ndodhet në bashki dhe janë në pritje të shqyrtimit të çdo sugjerimi apo kërkese që mund të vijë nga banorët e bashkisë Gramsh.