Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Këlcyrë

E hënë, 18 December 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Këlcyrë, më datë 15.12.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur strategjia territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

 

 

 

  • Gjetjet e analizës së kryer mbi të dhënat e grumbulluara:
  • Prezantimi i tre skenarëve të mundshëm të zhvillimit strategjik:
  1. Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë.
  2. Skenari II: Zhvillimi i sektorit bujqësor, i cili do të mbështetej në: zhvillimin e vreshtarisë përgjatë luginës së Vjosës dhe në fuqizimin e pemëtarisë.
  3. Skenari III: fuqizimi i turizmit nëpërmjet fuqizimit të vendbanimeve fshatare, aty ku karakteri dhe jetesa e banorëve ka mbetur e pandryshuar.
  • Vizioni strategjik i zhvillimit të bashkisë;
  • Prezantimi i tre objektivave strategjik:
  • Prezantimi i paketës së projekteve strategjike të evidentuara sipas objektivave strategjik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Vendndodhjen e landfillit të ri, i cili është parashikuar në vendoset në zonën midis fshatrave Kuqar-Varibop. Nuk do të jetë i dukshëm nga rruga nacionale por do të jetë në një distancë që të ketë akses të mirë;
  • Lugina e Vjosës pritet të marrë statusin e zonë së mbrojtur. Strategjia duhet të parashikojë në këtë kuadër zonat e zhvillimit të rekreacionit;
  • Parashikimet për dërdhjet e ujrave të zeza, nëpërmejt ndërtimit të një Impjanti për Trajtimin e Ujravë të Ndotura (vendndodhja mbetet për t’u përcaktuar), ndërsa për fshatrat sugjerohet përdorimi i gropave septike.
  • Nevoja për ngritjen e një pike grumbullimi të produkteve bujqësore dhe blegtorale;
  • Plani duhet të mëshoj më shumë në anën ekonomike të zhvillimit të bashkisë. Nevojitet rritja e fuqisë blerëse;
  • Parkimet publike dhe transporti publik, të cilat zgjidhen me terminalin e pasagjerëve i shoqëruar me vendparkime publike dhe ambjete shërbimi. 

Në fund të diskutimit studio konsulente i sugjeroi bashkisë të vijojë edhe me takime të tjera tematike psh: për bujqësinë, infrastrukturën, etj, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi.