Funksionet e AKPT

AKPT është përgjegjëse për të bashkërenduar, në përgjithësi, procese të hartimit të dokumenteve të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, të cilat ndërmerren nga autoritetet e planifikimit në nivel qendror e vendor;  për të mbeshtur bashkerendimin horizontal ndermjet autoriteteve kombetare te planifikimit gjate proceseve te planifikimit sektorial ose gjate proceseve te hartimit te planeve te detajuara per zonat me rendesi kombetare si dhe bashkerendimin vertikal ndermejet autoriteteve kombetare dhe atyre vendore te planifikimit ne nivel vendor me synim harmonizimin e trajtimin e ceshtjeve te rendesise kombetare e vendore; organizimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e bazës së integruar të të dhënave të planifikimit dhe zhvillimit të territorit – Regjistri i Integruar i Territorit – me të gjitha dokumentet e planifikimit të nivelit qendror dhe vendor, të cilat kanë hyrë në proces miratimi apo janë miratuar nga autoritetet përkatëse, si dhe të dhëna të tjera shtesë, të cilat ndërlidhen me planifikimin dhe zhvillimin e territorit;

Nxitja e pjesëmarrjes së publikut të gjerë dhe grupeve të interesit në proceset e planifikimit është një ndër pikësynimet e AKPT-së.

Përgjegjësitë dhe detyrat e AKPT-së:

1-AKPT është përgjegjëse:

  • për të bashkërenduar, në përgjithësi, procese të hartimit të dokumenteve të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, të cilat ndërmerren nga autoritetet e planifikimit në nivel qendror e vendor; 
  • për të mbeshtur bashkerendimin horizontal ndermjet autoriteteve kombetare te planifikimit gjate proceseve te planifikimit sektorial ose gjate proceseve te hartimit te planeve te detajuara per zonat me rendesi kombetare si dhe bashkerendimin vertikal ndermejet autoriteteve kombetare dhe atyre vendore te planifikimit ne nivel vendor me synim harmonizimin e trajtimin e ceshtjeve te rendesise kombetare e vendore.
  • duhet te ndermarre nismë dhe t’i propozoje per miratim KKT-se percaktimin e nje ceshtje,zone ose objekti si te rendesise kombetare ne planifikim si dhe procedurat e detajuara per kete nisme qe percaktohen ne rregulloren e planifikimit.
  • duhet te shqyrtojë përputhshmërinë e projektaktit të dokumentit te planifikimit te territorit me dispozitat ligjore dhe nenligjore te zbatueshme ne fushen e planifikimit te territorit si dhe dokumentet e planifikimit ne fuqi.
  • organizimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e bazës së integruar të të dhënave të planifikimit dhe zhvillimit të territorit – Regjistri i Integruar i Territorit – me të gjitha dokumentet e planifikimit të nivelit qendror dhe vendor, të cilat kanë hyrë në proces miratimi apo janë miratuar nga autoritetet përkatëse, si dhe të dhëna të tjera shtesë, të cilat ndërlidhen me planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • për kontrollin e përputhshmërisë së akteve të botuara në regjistër me ligjet, dokumentet e planifikimit dhe ato të kontrollit të zhvillimit në fuqi;
  • për të propozuar në Këshillin e Ministrave, nëpërmjet ministrit përgjegjës për çështjet e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, rishikimin e akteve apo hartimin e akteve të reja nënligjore në zbatim të këtij ligji;
  • për të inkurajuar dhe siguruar që pjesëmarrja e publikut është garantuar gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit.
  • Përgatit e boton manuale metodologjike për planifikimin e territorit, si dhe përgatit e ofron programe trajnimi për përgatitjen e dokumenteve të planifikimit.

2-AKPT-ja është përgjegjëse :

  • për përgatitjen e studimeve për Sistemin e Integruar të Planifikimit në Republikën e Shqipërisë, dhe propozimet për minsitrin përgjegjës të zhvillimin urban, Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Këshillin e Ministrave për masat për zhvillimin e qendrueshëm të territorit dhe për procese e veprimtari në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Për këtë qëllim AKPT kryen veprimatari kërkimore, analiza dhe srudime në funksion të propozimit, mbështjetjes apo informimit të proceseve vendimarrëse dhe të përmirësimit të politikave të planifikimit dhe zhvillimit të territorit

3-AKPT kujdeset që produktet e veprimtarisë kërkimore, analizuese dhe strudimore të kryera në përmbushje të detyrimeve ligjore apo si rezultat i praktikës dhe veprimtarisë së saj, t’i verë në dispozicion të zhvillimin të qendrueshëm urban në Shqipëri.

4-AKPT cdo vit harton Raportin Monitorues të Zbatimit të Qëllimeve dhe të objektivave të deklaruara në planin e Përgjithshëm të Territorit dhe Planet e detajuara për zonat me rëndësi kombëtare.