Informacion

Sektori i Gjeomatikës ka për qëllim të zbatojë detyrat institucionale që i janë caktuar AKPT-së në lidhje me:

  1. Regjistrin e Planifikimit të Territorit;
  2. Sistemin GIS për Planifikimin e Territorit;
  3. Dhënien e informacionit dhe të dhënave statistikore për planifikimin e territorit në Shqipëri siç përshkruhet nga Ligji Nr. 10119, datë 23.04.2009, “Për Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar, dhe nga VKM Nr. 1190, datë 13.11.2009, “Për mënyrën e organizmit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit”.

Detyrat e caktuara

Sektori i Gjeomatikës është përgjegjës për detyrat si më poshtë:

  1. Krijon regjistrin kombëtar për informimin në planifikimin e territorit në Shqipëri, përditëson në mënyrë të rregullt dhe tërësisht transparente, dhe ofron mbështetje e këshillim për autoritetet e planifikimit në përdorimin e tij;
  2. Krijon, përditëson dhe mirëmban sistemin GIS për planifikimin e territorit në Shqipëri dhe ofron mbështetje e këshillim për autoritetet e planifikimit në përdorimin e tij;
  3. Siguron që sistemi i kompjuterëve të jetë në gjendje të mirë pune dhe me efikasitet të lartë në AKPT si dhe të vërë në punë faqen web të AKPT-së;
  4. Bën kërkime, krijon, mban dhe boton informacione statistikore për planifikimin e territorit në Shqipëri dhe ja jep ato autoriteteve të planifikimit, të interesuarve dhe publikut në përgjithësi.

 

Neni 22

Sektori i Gjeomatikës dhe Regjistrit 

     22.1  Qëllimi i Punës i Sektorit

Qëllimi i Punës i Sektorit të Gjeomatikës dhe Regjistrit përfshin dy funksione kryesore:

  1.  Funksioni 1:Krijon regjistrin kombëtar për informimin në planifikimin e territorit në Shqipëri, përditëson në mënyrë të rregullt dhe tërësisht transparente, dhe ofron mbështetje e këshillim për autoritetet e planifikimit në përdorimin e tij;

  2. Funksioni 2:Krijon,përditëson dhe mirëmban sistemin GIS për planifikimin e territorit në Shqipëri dhe ofron mbështetje e këshillim për autoritetet e planifikimit në përdorimin e tij;

     22.2   Detyrat e caktuara për sektorin

Detyrat e caktuara për sektorin ndahen në dy detyra kryesore me një numër veprimtarish që janë si më poshtë:

1.Detyra 1:Krijon dhe mirëmban regjistrin e planifikimit të territorit në Shqipëri për mbajtjen e informacionit në planifikimin e territorit dhe kontrollin e zhvillimit (i cili duhet të funksionojë në mënyrë të decentralizuar), dhe do të rifreskohet në mënyrë të rregullt dhe tërësisht transparente.

  • Mbështet autoritetet e planifikimit për mënyrën e regjistrimit dhe të administrimit në mënyrë të pavarur të të dhënave në regjistër dhe këshillimit të tyre lidhur me shpërndarjen efektive të të dhënave të palët e interesuara;
  • Mbështet autoritetet vendore duke ofruar asistencë teknike, trajnime dhe infrastrukturë për hedhjen e të dhënave në regjistrin e planifikimit të territorit;
  • Mbështet dhe këshillon autoritetet e planifikimit për mënyrën e shkarkimit dhe ngarkimit të të dhënave në regjistrin e planifikimit të territorit në mënyrë të pavarur;
  • Boton kërkesat për leje zhvillimi për projekte kombëtare e të tjera, që janë përtej kompetencave të njësive të qeverisjes vendore;
  • Administron, rregullon, zgjeron dhe rifreskon data-modelin e regjistrit të planifikimit të territorit kurdo që nevojitet;
  • Bashkëpunon me zyrat e ALUIZNI-it në qendër dhe qarqe për regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave;
  • Në bashkëpunim me sektorin IT, saktëson programet dhe aplikacionet e nevojshme për mirëmbajtjen e regjistrit dhe të të dhënave përkatëse dhe kryen rinovimin dhe e mirëmbajtjen e këtyre aplikacioneve;
  • Përgatit e boton manuale metodologjike për regjistrin e planifikimit të territorit, si dhe përgatit e ofron programe trajnimi për regjistrin;
  • Siguron aksesin e publikut informacioni që ka regjistri i planifikimit të territorit;
  • Kryen detyra të tjera të ngjashme që mund t’i caktohen.

 

2.Detyra 2: Krijon, përditëson dhe mirëmban sistemin GIS për planifikimin e territorit në Shqipëri dhe ofron mbështetje e këshillim për autoritetet e planifikimit në përdorimin e tij, përfshirë veprimtaritë e mëposhtme:

  • Përditëson informacionin mbi standardet dhe zhvillimin në sistemin e informacionit gjeografik (GIS) me qëllim reflektimin e ndryshimeve apo shtesave sipas nevojës;
  • Në bashkëpunim me sektorin IT, saktëson programet dhe aplikacionet e nevojshme për përgatitjen dhe përpunimin  e hartave bazuar në programet bashkëkohore të GIS dhe kujdeset për rinovimin dhe mirëmbajtjen e tyre;
  • Përgatit e boton manuale metodologjike për sistemin GIS dhe regjistrin e planifikimit të territorit, si dhe përgatit e ofron programe trajnimi për përgatitjen e dokumenteve të planifikimit me teknikat GIS;
  • Bashkëpunimin me drejtoritë dhe sektorët e tjerë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme GIS në planifikimin e territorit;
  • Kontribuon me mendimin teknik për projekt ligjet dhe projekt akte të tjera nënligjore që në përmbajtjen e tyre ndërthuren me teknikat GIS dhe që janë përgatitur nga institucione dhe agjenci të tjera;
  • Ndihmon autoritete vendore duke i ofruar asistencë teknike dhe trajnime për përdorimin e sistemit GIS;
  • Ndihmon në hartimin dhe ndryshimin e akteve ligjore dhe nënligjore që lidhen me sistemin GIS dhe regjistrin e planifikimit të territorit duke u mbështetur në legjislacionin kombëtar në fuqi ;
  • Kryen detyra të tjera të ngjashme që mund t’i kërkohen.

 

     22.3 Qëllimi i Punës dhe Detyrat e Përgjegjësit të Sektorit

Qëllimi i Punës

Qëllimi i Punës i Përgjegjësit të Sektorit të Gjeomatikës dhe Regjistrit është të sigurojë se qëllimi i punës dhe detyrat e caktuara për drejtorinë zbatohen me efektivitet dhe në kohë sipas legjislacionit në fuqi, proçedurave të caktuara, planeve dhe afateve të miratuara.

Detyrat

Përgjegjësi i Sektorit të Gjeomatikës dhe Regjistrit është përgjegjës për veprimtaritë si më poshtë:

  • Organizon, drejton, koordinon, administron, monitoron dhe vlerëson punën e stafit nën përgjegjësinë e tij/saj;
  • Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit sipas detyrave përkatëse të caktuara dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Shqyrton, miraton dhe dorëzon tek Drejtori i Përgjithshëm dokumentet dhe materialet e prodhuara nga stafi nën përgjegjësinë e tij;Propozon, nëse e sheh të nevojshme, masa disiplinore për personelin e sektorit;
  • Bashkëpunon me sektorët e tjerë të AKPT-së për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që lidhen me qëllimin e punës së drejtorisë;
  • Shqyrton, miraton dhe paraqet tek drejtori i drejtorisë propozime për vendosjen e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare që veprojnë në sektorë të njëjtë që janë pjesë e qëllimit të punës së Sektorit të Gjeomatikës dhe Regjistrit të Planifikimit;
  • Shqyrton dhe paraqet tek drejtori i drejtorisë projekt akte nënligjore dhe rregullore që lidhen me çështjet që mbulohen nga sektori;
  • Merr pjesë në konferenca, seminare, kurse trajnimi për gjeomatikën dhe regjistrin e planifikimit për të përmirësuar aftësitë e tij/saj profesionale;
  • Promovon pjesëmarrjen e personelit të drejtorisë në konferenca, seminare, kurse trajnimi për gjeomatikën dhe regjistrin e planifikimit për të përmirësuar aftësitë e tyre;
  • Merr pjesë në Komisione apo grupe pune të ngritura me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Kryen detyra të tjera përkatëse që i caktohen.

 

     22.5  Proçedurat operative

Në përmbushjen e qëllimit të punës dhe për zbatimin e detyrave të caktuara, sektori i Gjeomatikës dhe Regjistrit do të veprojë në përputhje me legjislacionin e mëposhtëm:

  • Ligji Nr. 10119 “Për planifikimin e Territorit” i ndryshuar dhe në veçanti me Kreun II, Neni 10 dhe Kreun V, Nenet 51, 52, 53, 54 dhe 55;
  • VKM Nr. 1190 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit” me fokus në Kreun II;
  • VKM Nr. 460, datë 16.06.2010  “Për organizmin dhe funksionimin e Regjistrit të Planifikimit të Territorit”;
  • VKM Nr. 459, datë 16.06.2010 “Për standardet e përbashkëta gjeodezike dhe GIS”;
  • Ligje dhe akte të tjera nënligjore si dhe rregulloret përkatëse.

 

Neni 23

Sektori IT, Statistikave, Studimeve dhe Publikimeve  

     23.1  Qëllimi i Punës i Sektorit

Qëllimi i Punës i Sektorit IT, Statistikave, Studimeve dhe Publikimeve përfshin dy funksione kryesore:

  1. Funksioni 1:Funksioni IT: Siguron që sistemi i kompjuterëve të jetë në gjendje të mirë pune dhe me efikasitet të lartë në AKPT si dhe të vënë në punë faqen web të AKPT-së;

  2. Funksioni 2:Bën kërkime, krijon, mban dhe boton informacione statistikore për planifikimin e territorit në Shqipëri dhe ja jep ato autoriteteve të planifikimit, të interesuarve dhe publikut në përgjithësi.

    23.2 Detyrat e caktuara për sektorin

Detyra 1- Funksioni  IT: Siguron që sistemi i kompjuterëve të jetë në gjendje të mirë pune dhe me efikasitet të lartë në AKPT si dhe të vërë në punë faqen web të AKPT përfshirë veprimtaritë e mëposhtme:

  • Mirëmban dhe mbështet infrastrukturën kompjuterike dhe informatike në AKPT-së me anë të operacioneve periodike për të garantuar funksionimin e tyre normal, përfshirë këtu (por duke mos u kufizuar me to) testimin e pajisjeve, monitorimin, përditësimin, dhe kryerjen e kopjeve rezervë dhe raporteve, etj.;
  • Ofron mbështetje të nivelit të parë të menjëhershëm në raste kërkesash për problemet  kompjuterike për AKPT;
  • Mirëmban dhe mbështet infrastrukturën informative të AKPT-së: rrjetin e brendshëm kompjuterik (LAN/WAN), siguron komunikimin e të dhënave dhe sistemin telefonik;
  • Zhvillon, prokuron, instalon, mirëmban dhe mbështet aplikacione të ndryshme kompjuteri në AKPT;hvillon, prokuron, instalon, mirëmban dhe mbështet programe software të ndryshme kompjuteri në AKPT, përfshirë këtu të dhënat, dokumentet, borderotë, etj., software menaxhimi, kontabiliteti, faqen web, e kështu me radhë;
  • Harton dhe vë në zbatim politikën e sigurisë informative të AKPT-së duke instaluar, konfiguruar, dhe mirëmbajtur sisteme kundër programeve dashakeqëse, ndërhyrëse (mure mbrojtës, antiviruse, etj.);
  • Ofron udhëzime dhe trajnime për stafin e AKPT-së, sipas nevojës, për përdorimin e paketave të programeve që përdoren në AKPT;
  • Formulon buxhetet dhe bën vlerësime të burimeve teknike të nevojshme dhe përcakton afatin kohor të produkteve për përditësimin e tyre;
  • Analizon kërkesat e reja të teknologjisë dhe përpilon analiza konkurruese;
  • Harton dhe monitoron respektimin e standardeve të teknologjisë së informacionit që janë tepër të rëndësishme për integritetin, sigurinë dhe performancën e infrastrukturës teknike të AKPT-së;
  • Mbikëqyr zbatimin dhe performancën e të gjitha nismave që AKPT ndërmerr në lidhje me teknologjinë;
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i caktohen.

Detyra 2. Funksioni i kërkimeve, publikimeve dhe statistikave: 

  • Bën kërkime, krijon, mban dhe boton informacione statistikore për planifikimin e territorit në Shqipëri dhe ja jep ato autoriteteve të planifikimit, të interesuarve dhe publikut në përgjithësi, përfshirë veprimtaritë e mëposhtme:
  • Kryen studime dhe vlerësime për zhvillimet në territor dhe i ofron informacion e statistika autoriteteve kombëtare e vendore, të planifikimit, palëve të interesuara dhe publikut.
  • Përgatit raporte mujore dhe vjetore për kërkesat për leje ndërtimi në sistemin e regjistrit
  • Përgatit raporte mujore dhe vjetore me të dhënat e kompanisë që aplikon për projekte ndërtimi;
  • Siguron të dhëna për raportet vjetore të zhvillimit të territorit;
  • Bashkëpunon me sektorët e agjencisë dhe me institucionet shtetërore për mbledhjen e informacioneve dhe publikimin e tyre te faqja e web-it të AKPT-së
  • Bën përditësimin e rregullt dhe në kohë të informacionit në website-in e AKPT-së në përputhje me afatin e përcaktuar për të;
  • Drejton dhe miradministron përgatitjen e formularëve dhe të dhënave statistikore për qeverinë, përdoruesit ndërkombëtarë dhe kombëtarë si dhe për organet drejtuese të AKPT;
  • Në marrëveshje me grupet e interesit dhe duke marrë në konsideratë kërkesat e tyre për informacion dhe të dhëna statistikore, përpunon të dhënat dhe raportet, të cilat i vihen në dispozicion të interesuarve;
  • Raporton për arritjet dhe zbatimin e programit të miratuar të statistikave;
  • Shpërndan të dhënat statistikore sipas destinacioneve të miratuara nga AKPT;
  • Përgatit pasqyrat dhe të dhënat e ndryshme për konferencat e shtypit;
  • Përgatit e boton manuale metodologjike për planifikimin e territorit, si dhe përgatit e ofron programe trajnimi për përgatitjen e dokumenteve të planifikimit;
  • Ndjek me përpikmëri afatet kohore të përditësimit të publikimeve në faqen e web-it të agjencisë sipas rendit që është vendosur;
  • Bashkëpunon ngushtë me specialistin e statistikës për të realizuar studimet dhe botimet e ndryshme
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i caktohen.

 

     23.3  Qëllimi i Punës dhe Detyrat e Përgjegjësit të Sektorit

Qëllimi i Punës

Qëllimi i Punës i Përgjegjësit të Sektorit të IT, Statistikave, Studimeve dhe Publikimeve është të sigurojë detyrat e caktuara për drejtorinë zbatohen me efektivitet dhe në kohë sipas legjislacionit në fuqi, proçedurave të caktuara, planeve të punës dhe afateve të miratuara.

Detyrat

Përgjegjësi i Sektorit të IT, Statistikave, Studimeve dhe Publikimeve është përgjegjës si më poshtë:

  • Organizon, drejton, koordinon, administron, monitoron dhe vlerëson punën e personelit nën përgjegjësinë e tij/saj;
  • Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit sipas detyrave përkatëse të caktuara dhe udhëzimeve të Drejtorit të Drejtorisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm
  • Shqyrton, miraton dhe dorëzon tek Drejtori i Përgjithshëm dokumentet dhe materialet e prodhuara nga stafi nën përgjegjësinë e tij;
  • Propozon, nëse e sheh të nevojshme, masa disiplinore për personelin e sektorit;
  • Bashkëpunon me sektorët e tjerë të AKPT-së për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që lidhen me qëllimin e punës së drejtorisë;
  • Shqyrton, miraton dhe paraqet tek Drejtori i Drejtorisë propozime për vendosjen e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare që veprojnë në sektorë të njëjtë që janë pjesë e qëllimit të punës së Sektorit të IT , Statistikave, Studimeve dhe Publikimeve;
  • Shqyrton dhe paraqet tek Drejtori i Drejtorisë projekt akte nënligjore dhe rregullore që lidhen me çështjet që mbulohen nga sektori;
  • Merr pjesë në konferenca, seminare, kurse trajnimi për IT, Statistikave, Studimeve dhe Publikimeve për të përmirësuar aftësitë e tij/saj profesionale;
  • Promovon pjesëmarrjen e personelit të drejtorisë në konferenca, seminare, kurse trajnimi për , Statistikave, Studimeve dhe Publikimeve për të përmirësuar aftësitë e tyre;
  • Merr pjesë në Komisione apo grupe pune të ngritura me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm; 
  • Kryen detyra të tjera përkatëse që i caktohen.