Metadata

Çfarë është META-DATA: Një rekord metadata është një “FILE” mbi informacionin gjeohapsinor. Zakonisht paraqitet si një XML dokument i cili kap karakteristikat themelore të dhënave gjeohapsinore. Ai përfaqëson kush?/ çfarë?/ kur?/ ku?/ pse?/ si?/ është krijuar një e dhënë gjeohapsinore.

 

Meta-data zakonisht janë përdorur për të dokumentuar të dhënat gjeografike dixhitale të tilla si: Të dhëna GIS / Databaza Gjeohapsinore / Imazhe të Ortorektifikuara, por mund të përdoren edhe për: “Data Catalog”/ Aplikacione - “Data model”/ “Web Mapping”.

 

Të dhënat meta-data përfshijnë: Elementet Themelore; Titulli; Abstrakt; Data Publikimit; Elementë Gjeografikë; Shtrirja Gjeografike; Projeksioni Hartografik; Elementë të Data-bazës.

 

Për të dhënat gjeohapsinore, por edhe për “Serviset” ekziston një profil meta-datë që përdoret dhe në regjistrin e AKPT.

 

VKM nr.459, dt.16.06.2010 “Për miratimin e standarteve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS” Standarte të INSPIRE: ISO 19115/19139.

 

Strukturimi i shtresave të informacionit:

 

Prej këtij DATA-MODEL janë përftuar 88 shtresa informacioni (Layer-a) në formatin GML (Gjeografi Markup Language, standart i vendosur nga OGC për paraqitjen e të dhënave), që për përdorim më të gjerë janë konvertuar në format e ESRI shape-file.

 

Kufij Administrativë (Administrative Boundary)

Adresa (Addresses)

 

Ndërtesa (Buildings)

 

Kadastër (Cadastral)

 

Planifikim dhe Treguesit (General Land Plans)

 

Përdorimi i tokës (Land Use)

 

Natyrë dhe Mjedis (Nature & Enviroment)

 

Shërbime Publike (Public Utilities)

 

Rrugë dhe Transport (Roads & Transport)

 

Sociale dhe Edukim (Social & Education)

 

METADATA