Procedura: Leje Ndertimi

Leje Ndertimit nga Bashkite:
 
Këshilli Kombëtar i Territorit,  datë 30 Korrik 2015, vendosi që, të gjitha autoritetet vendore të fillojnë proçedurat për hartimin e planeve të përgjithshme vendore për territorin përkatës. Ky vendim merr shkas nga nevoja për pajisjen me plane të përgjithshme vendore të unifikuara në kuadrin e ndarjes së re administrativo-territoriale si dhe nga nevoja për drejtimin e zhvillimit të territorit në ndërkohë.
 
Deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore, autoritetet vendore lejohen të japin leje ndërtimi vetëm për rastet e përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi, të cilat janë:
 
a)       punime të infrastrukturës;
b)       struktura publike;
c)       ndërhyrje me karakter emergjent;
ç)       objekte për interes publik, shtetëror dhe kombëtar;
d)       struktura me funksion prodhues, industrial, përfshirë këtu ato me material porositës;
dh)     struktura me funksion turistik;
e)       struktura në funksion të  prodhimit, përpunimit dhe distribucionit të produkteve bujqësore dhe blegtorale;
ë)       banesa individuale/njëfamiljare, kërkuar nga pronari i truallit për strehimin primar   të tij me sipërfaqje totale ndërtimi deri në 250m2;
f)        shtesa në banesa individuale/njëfamiljare ekzistuese, deri në masën 50% të sipërfaqjes së tyre totale të ndërtimit.
 
Njësia e Qeverisjes Vendore, pas marrjes së njoftimit nga AKPT dhe informimit të Këshillit Kombëtar të Territorit lidhur me konformitetin e ndërtimit të propozuar me rastet përjashtimore të përmendura më sipër, mund të vijojë me miratimin e kërkesave për leje ndërtimi.
Nuk janë subjekt i këtij vendimi kërkesat për zhvillim në Zonat e Rëndësisë Kombëtare, të cilat shtrihen brenda territorit administrativ të njësisë së qeverisjes vendore. Kompetenca për vendimmarrjen në Zonat e Rëndësisë Kombëtare i takon Këshillit Kombëtar të Territorit, sipas përcaktimeve të Nenit 28, të Ligjit 107/2014, datë 31.07.2014, ‘Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit’, i ndryshuar, si edhe Neni 19, të VKM 408, datë 13.05.2015 ‘Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit’, e ndryshuar.
Për më shumë informacion, dokumentet me poshte:

 

Leje Ndërtimi për shqyrtim/miratim në KKT:

Dokumentacioni për leje ndërtimi nga KKT.pdf

Dokumentacioni për leje ndërtimi / rikonstruksion nga KKT.pdf