Programi i Transparencës AKPT

I. HYRJE 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës AKPT ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së.

AKPT-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AKPT-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.planifikimi.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AKPT-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AKPT -së janë:

  • “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  • Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AKPT-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  •  Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AKPT-së dhe përkatësisht: Ligji Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
  •  Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  • Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP)
  • Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  • Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:   
  1. i plotë
  2. i saktë;
  3. i përditësuar;
  4. i thjeshtë në konsultim;
  5. i kuptueshëm;
  6. lehtësisht i aksesueshëm;
  7. i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.planifikimi.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  •   Strukturën organizative të autoritetit publik;
  •   Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  •   Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  •   Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  •   Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  •   Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  •   Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  •   Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  •   Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  •   Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AKPT-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  •   AKPT-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  •   Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AKPT-ja.
  • Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË AGJENSISË KOMBËTARE TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT

 

 

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Struktura organizative gjëndet në faqen zyrtare në menunë AKPT.

 

 

Menjëherë pas miratimit të aktit nga Këshilli i Ministrave;

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare.

Gjenden në web-in e AKPT në menunë AKPT,

Rreth nesh

Struktura

Funksionet

Koordinatori;

Titullari

 

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

 

 

Ligji për planifikimin e territorit;

Ligje sektoriale;

Vkm në zbatim të LPT;

Akte të MZHU

 

 

Pas botimit në fletoren zyrtare

Gjendet në faqen zyrtare  të AKPT në menunë

“Legjislacioni”

Drejtoritë Teknike, Drejtoria Juridike Koordinatori; nënpunësi përgjegjës për IT-në;

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

 

Neni 7/1/c/g

Format kërkese

 

Format ankese

 

Në godinën e AKPT në një ambient të veçantë  pritjeje të shtetasve, krahas dëgjesës, janë hartuar dhe plotësohen formularë të veçantë si:

Formulari “Kërkesë – Takim - Ankesë”, i cili plotësohet nga kërkuesi;

 

Adresë postare:

 

Rr. “Muhamet Gjollesha”, Nr.57, Tirane

 

Adresë e-mail:
info@planifikimi.gov.al

 

Pas miratimit nga titullari

Gjendet në faqen zyrtare të AKPT  në menunë Programi i Transparencës

Kërkesë për informacion

 

Koordinatori për të drejtën për informim; nënpunësi përgjegjës për IT-në;

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

Neni7/1/ç

 

Adresa:     Rr. “Muhamet Gjollesha”, Nr.57, Tirane

 

Orari:        E Hënë - E Enjte         08:00 - 16:30

                  E Premte            

                  08:00 - 14:00

 

Kordinatore

Lule Markeçi

Email: info@planifikimi.gov.al

Tel:  04 2272556

 

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit

Gjendet në faqen zyrtare të AKPT në menunë

“Programi i Transparencës”

Koordinatori  për të drejtën e informimit

Znj. Lule Markeçi, Drejtore e Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

Neni 7/1/d

 

Vkm për organizimin dhe funkionimin e Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Pas miratimit të Këshillit të Ministrave dhe botimit në fletoren zyrtare.

Gjenden në web-in e AKPT në menunë

“AKPT”

 

 

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

 

Neni7/1/dh

Raport të Auditimit të Brendshëm të MZHU;

 

 

 

Menjëherë pas protokollimit në AKPT ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve.

 

 

 

Gjendet në faqen zyrtare të AKPT në menunë “Programi i Transparences”, rubrika “Të tjera”

“Raporte Auditimi”

 

 

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm MZHU

 

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Buxheti

Neni 7/1/e

Ligji nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH”;

Ligji i përvitshëm i miratimit të buxhetit;

Udhëzimet e përvitshme për zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin përkatës.

 

Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

 

Raporti i realizimit të buxhetit, çdo tre muaj.

 

Gjendet  në faqen zyrtare të AKPT në menunë

“Programi i Transparences”, Rubrika “Të tjera”

"Buxheti"

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Koordinatori, nënpunësi përgjegjës për IT-në

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Rregjistrat e parshikimit dhe Realizimit;

Njoftime kontratës së shpallur;

Njoftime fituesi;

Njoftime të procedurave me vlerë të vogël;

Njoftime të kontratës së lidhur.

 

 

 

Pas publikimit të Përmbledhëses të Regjistrit Vjetor të Parashikimeve nga APP-ja.

Menjëherë pas dërgimit në APP dhe publikimit në faqen e internetit të APP-së dhe Buletinin e Njoftimeve Publike.

 

Në përfundim të kontratës.

 

Gjendet  në faqen zyrtare të AKPT në menunë

“Programi i Transparences”, rubrika “Të tjera”

"Prokurime"

 

Njësia e Prokurimit në AKPT

 

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni 7/1/f

*(AKPT nuk ofron shërbime për publikun).

 

 

 

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Projekt Akte të cilat hartohen në bashkëpunim me MZHU.

 

 

Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues.

Gjendet  në faqen zyrtare të AKPT në menunë

“Programi i Transparences”, rubrika “Të tjera”

Projekt - akte

 

Drejoria Juridike, Sektori i Legjislacionit;

MZHU

Mbajtja e dokumentacionit nga AKPT

Neni 7/1/h

 

1. Libër protokolli;

2. Tabelë.

 

Menjëherë pas protokollimit dhe siglimit nga titullari

 

Nëpunësi përgjegjës për IT-në; Arkivë- Protokolli.

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

 

Neni 7/1/i

Tabelë.

Pas miratimit të programit të transparencës.

 

Përditësohet periodikisht. 

Gjendet në faqen zyrtare të AKPT në menunë 

“Programi i Transparencës”

Regjistri  i kërkesave dhe ankesave

 

Koordinatori, nënpunësi përgjegjës për IT-në

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni 7/1/k

Informacione në lidhje me procedurat për pajisjen me leje zhvillimi dhe Regjistin e Integruar të Territorit.

Përditësohet periodikisht. 

Gjenden në web e AKPT në menunë Udhëzuesi

 

 

AKPT

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l

Trajnime;

Njoftime për faqen zyrtare;

Konkurse

Konsulta publike

 

Përditësohet periodikisht. 

 

 

 

 

Gjenden në web e AKPT në menunë Neewsroom

 

AKPT

 

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AKPT-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.planifikimi.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

 

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.