Regjistri

Regjistri i Planifikimit të Territorit është një inventar elektronik dhe shkresor publik për informacionin lidhur me planifikimin e territorit që krijohet, ruhet, mirëmbahet, administrohet dhe përditësohet në mënyrë të pavarur nga autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit dhe institucionet e tjera publike.

 

Funksionet themelore të regjistrit janë:

  1. Regjistrimi i informacionit ligjor e fizik i të drejtave apo kufizimeve publike e private mbi tokën.

  2. Njoftimi në formë e format të përshtatshëm i projekt-akteve dhe akteve, të lidhura me planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit.

  3. Çdo funksion tjetër që mund t’i jepet me ligj.

Botimi në regjistër, kur nuk është përcaktuar ndryshe me ligj, është kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për hyrjen në fuqi të aktit.

Me qëllim zbatimin e sa më lart, është bërë e mundur ngritja e faqes zyrtare të AKPT, brenda së cilës është integruar edhe “Regjistri i Planifikimit të Territorit”. Arsyeja kryesore e integrimit të këtij funksioni në faqen e AKPT është roli administrues i këtij institucioni për organizimin, ngritjen dhe funksionimin e RPT.

RPT është ndërtuar si një WEB-PORTAL, i cili funksionon si një rrjet i integruar i Data-bazës,  të decentralizuara për autoritetet kombëtare dhe vendore të planifikimit, duke i mundësuar këtyre të fundit botimin mbi planifikimin dhe kontrollin e aplikimeve të lejeve të zhvillimit për vizualizim publik.