Takimi i FBPV-së për hartimin e PPV-ve për Bashkitë Malësi e Madhe, Mat dhe Tropojë

E enjte, 13 April 2017

Referuar VKM-së Nr. 671 datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, Neni 2 përcakton se:

“Forumi për bashkërendimin e planifikimit” është një mekanizëm për të nxitur diskutimet strategjike të përfaqësuesve: të autoritetit përgjegjës për hartimin e dokumentit të planifikimit, pushtetit vendor, pushtetit qendror dhe ekspertëve; për të arritur koordinimin e çështjeve të planifikimit për një zonë, njësi vendore, rajon apo territorin në përgjithësi. Forumi nuk është entitet vendimmarrës, miratues apo zgjidhës i konflikteve.

Forumi për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor konstituohet pas ndërmarrjes së nismës për hartimin e dokumentit të planifikimit vendor, me urdhër të drejtorit të Agjencisë.

FBPV-ja drejtohet nga drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe përbëhet nga drejtuesi i organit përgjegjës për planifikimin në njësinë vendore që ka ndërmarrë nismën, përfaqësuesi planifikues i bashkive kufitare dhe përfaqësuesi planifikues i qarkut. Sipas rastit, FBPV-ja mund të ketë në përbërjen e tij edhe përfaqësues të grupeve të interesit.

 

Në ambjentet e “Tirana Internacional Hotel” më datë 13.04.2017 u realizua takimi i Forumit për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor (FBPV), temë e të cilit ishin Strategjia Territoriale për bashkitë Malësi e Madhe, Mat dhe Tropojë.

Pjesëmarrës më takim ishin përfaqësues nga: AKPT, përfaqësues të programit DLDP-së, studiot konsulente,bashkia Mat, bashkia Tropojë, bashkia Malësi e Madhe, bashkia Klos, bashkia Vau Dejës, bashkia Kukës, bashkia Has, bashkia Mirditë, bashkia Fushë-Arrëz, Këshilli i Qarkut Kukës, Këshilli i Qarkut Shkodër, MBZHRAU, MTI, AZHR 1, AZHR 2, ALUIZNI, GIZ, AdZM Shkodër, AdZM Kukës, AdZM Dibër, IP3 etj.

Prezantimet e studiove konsulente për hartimet e PPV-ve të tre bashkive, Malësi e Madhe, Mat dhe Tropojë, u ndalën në këto pika kryesore:

  1. Nxitja e zhvillimit policentrik;
  2. Tipologjitë e propozuara hapësinore;
  3.  Zonat e mbrojtura kombëtare, trashëgimia kulturore; monumentet;
  4. Zonimi sipas funksionit të propozuar të tokës;
  5. Zonim sipas mënyrës së përdorimit të propozuar;
  6. Mbrojtja e peizazhit natyror liqenor dhe malor;
  7. Masat që duhen marrë në lidhje me përmbytjet;
  8. Rregullat e përdorimit të tokës;
  9. Infrastrukura rrugore;
  10. Mbulimi i territorit me cerdhe/kopshte/shkolla;
  11. Energjia, rrjeti hidroenergjitik dhe kërkesa për shfrytëzimin e mëtejshëm të kapaciteve hidrike.

 

Forumi vijoi në formatin e workshopit, ku të pranishmëve ju krijua mundësia të sugjeronin, komentonin mbi hartat e Vizioneve Strategjike dhe Sistemeve territoriale të Bashkive Malësi e Madhe,  Mat dhe Tropojë. Përfaqësues nga studiot dhe koordinatorët AKPT, prezantuan gjetjet nga secila tavolinë.

Rekomandimet e ekspertëve nga panelet konsistonin në këto pika kryesore për bashkinë: 

Malësi e Madhe

  • Turizmi në Parkun Rajonal të Alpeve të konceptohet i përbashkët për bashkitë, brenda kufirit të Alpeve.
  • Problematikë shihet Informaliteti dhe shpërhapja urbane.
  • Është i nevojshëm inventarizimi i qendrave dhe itinerareve turistike mjedisore.

 

Mat

 

  • Bashkëpunimi ndërkufitar duhet të jetë më gjithëpërfshirës, jo vetëm me Krujën;
  • Propozimi për zgjerimin e Parkut të Qafshtamës duhet të vlerësohet nëse është i mundur apo jo.
  • Të vlerësohet përfitimi i komunitetit nga zgjerimi i Zonës së Mbrotjur Allaman në një Park Rajonal. Në lidhje me zgjerimin duhet vlerësuar nga AdZM, për shkak se nuk i plotëson kushtet prej degradimit të zonës.

 

Tropojë

 

  • Të përgatitet Rregullore dhe të përcaktohet Zonimi për Urbanizmin e parashikuar brenda Parkut të Alpeve, ku të përputhet me propozimet e PPV Tropojë;
  • Të përfundohen dy rrugët lidhëse me Kosovën sipas marrëveshjes, ku pjesa e akseve nga Kosova janë përfunduar
  • Të ndalohet “urbanizmi” i Luginës së Valbonës
  • Duhet të identifikohen shtigjet natyrore me vendet fqinje, Kosovë, Mali i Zi, dhe inventarizimi të kryhet nga Bashkia