Udhëzuesi

Udhëzuesi është një modul që përmbledh informacion për përdorimin dhe njohjen me Regjistrin e Planifikimit të Territorit dhe çdo formular tjetër, i cili lidhet me aplikimet për leje.

Regjistri, në kuptimin e Ligjit nr. 10119 datë 23/04/2009 "Për Planifikimin e Territorit", është inventari elektronik dhe shkresor publik për informacionin lidhur me planifikimin e territorit, i cili krijohet, ruhet, mirëmbahet, administrohet dhe përditësohet në mënyrë të pavarur nga autoritetet kombëtare dhe vendore të Planifikimit si dhe institucione të tjera publike.

Nëpërmjet këtij moduli do të gjeni informacion  për standartet që duhet të kenë materialet dhe hartat që publikohen në regjistër, programet e përdorura dhe manualet për krijimin e të dhënave, si dhe procedurat për publikimin e të dhënave në Regjistër.