Shqiperia Jo Duhanit

Nisma "Shqipëria Jo Duhanit" ka si qëllim kryesor uljen e nivelit të duhanpirjes në vend, dhe si rrjedhojë, dëmtimet e shëndetit publik nga përdorimi i duhanit, duke gërshetuar masat dhe nismat administrative e operacionale të agjencive shtetërore ligjzbatuese me përfshirjen sa më të gjerë të aktorëve të shoqërise civile.

Objektivi kryesor i projektit është zbatimi i kërkesave të Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 10/7/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’, të ndryshuar”, - ose të njohur ndryshe edhe si Ligji Anti-Duhan, - nëpërmjet një fushate të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut dhe kontrollit / monitorimit të masave për zbatimin e kërkesave të këtij ligji.

Objektivat e veçantë të projektit janë: (i) ngritja e një grupimi/lëvizjeje/aleance anti-duhan me organizatat e shoqërisë civile; (ii) hartimi dhe zbatimi i një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi anti-duhan; (iii) bashkëpunimi me organet shtetërore të ngarkuara për zbatimin e ligjit.

Për më tepër informacion, mund të gjeni duke klikuar link-et e mëposhtëme:

Ligji Nr.9636, datë 06.11.2006 Ligji "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit"

Ligji  Nr. 76/2014  për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit  ”, të ndryshuar

Ligji Antiduhan me skemë

Rregullore për ndalimin e duhanit në AKPT

Gati për ta lënë duhanin?

Duhani ndikon te ti 

Menaxho emocionet